AKTUALITET, 4 Korrik 2025, 11:48

Aksidenti i rëndë/ Po ecte te vizat e bardha, makina përplas këmbësorin në Fier

Aksidenti i rëndë/ Po ecte te vizat e bardha, makina përplas

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në qytetin e Fierit.

Një makinë ka përplasur një këmbësor teksa po ecte te vijat e bardha.

I plagosuri është dërguar drejt spitalit rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se drejtuesja e automjetit, nuk ka mundur të frenojë dhe si pasojë ka përplasur edhe këmbësorin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.