TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS.
Ky takim është vazhdim in atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.
Shumica e deputetëve aktual ishin dje në sallën e parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrje në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.
Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës.
Burime nga kjo mbledhje tregojnë për TCH se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.
“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama.
Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë gjykata e lartë për apelin e kërkuar nga Erion Veliaj.
Rama dje në takimin e drejtorët e bashkisë, kërkoi bashkim forcash mes tyre dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe punë e zbritur në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.