AKTUALITET, 4 Korrik 2025, 09:42

'Zbrisni në terren'/ Rama mbledh sërish deputetët e Tiranës, disa prej tyre dje ishin në Kuvend! Shkon në selinë rozë me bllok në dorë

'Zbrisni në terren'/ Rama mbledh sërish deputetët e

Kryeministri Edi Rama vijon edhe sot mbledhjen me deputetët aktualë të qarkut të Tiranës dhe ata të zgjedhur më 11 maj. Kjo për shkak se një pjesë e deputetëve nuk ishin prezent në mbledhjen e djeshme për shkak të seancës plenare në Kuvend.

Kreu i qeverisë shihet teksa hyn me një bllok në dorë brenda selisë rozë. 

Një ditë më parë, kreu i qeverisë mblodhi në një takim deputetët si dhe përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit.

Burimet bëjnë me dije se kryeministri u kërkoi që të jenë më shumë të pranishëm në terren për evidentimin e problematikave dhe koordinimin me pushtetin vendor, me strukturat e bashkisë për gjetjen e zgjidhjeve.

Të pranishëm në takimin e djeshëm ishin edhe përfaqësues të bashkisë. Takimi, i cili u mbajt në një prej hoteleve të kryeqytetit, zgjati 30 minuta.