TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar gara për zgjedhjen e drejtuesve për 5 komisariateve në vend. Ishin 51 aplikantëve që konkurruan në Policinë e Shtetit për 5 vende vakante:
1-Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë
2-Shef i komisariatit të Himarës
3-Shef i komisariatit të Rinasit
4-Shef i komisariatit të policisë kufitare Dibër
5-Shef i komisariatit të policisë kufitare Sarandë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda do të përcaktojë 5 emrat fitues sipas pikëve, ku kandidati që të konsiderohet fitues duhet të ketë marrë mbi 70 pikë.
Nga 51 aplikantë, 15 prej tyre kanë arritur të marrin mbi 70 pikë, duke u futur në listën fituese.
Nga 51 aplikantët, i pari që ka arritur të marrë më shumë pikë është Idriz Daulle zv.drejtori aktual për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës. Burime bëjnë me dije se Daulle pritet të emërohet shef i komisariatit nr.2 në Tiranë pas dorëheqjes së Ritvan Palit. Dorëheqja e Palit erdhi pas një operacioni që solli arrestimin e ish-efektivit Altin Morina, i cili ishte në kërkim nga SPAK. Me garimin e Daulles në konkursin për 5 komisariate, pritet të kemi një zv. Drejtor të ri për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës.
Ndërkohë nga ky konkurim i dyti është renditur Përparim Dema, shefi aktual i komisariatit të Rinasit, i cili pritet ta ruajë sërish këtë pozicion. Pas Demës në rënditje me pikë vijnë Faik Ruko dhe Elvid Shehu.
Ruko vjen nga Policia e Elbasanit, ndërsa Elvid Shehu është shef i komanduar i komisariatit të policisë kufitare Sarandë, post në të cilin është i komanduar dhe pritet ta marrë definitivisht. Në listën fituese është edhe Bledar Rreshka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin nr.3 në kryeqytet.
Më pas kandidatët e tjerë që kanë marrë mbi 70 pikë në këtë konkurs janë: Florian Dano, Ferit Merkaj, Kliton Zharri, Artur Mersini, Bledar Rreshka, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, Ediona Dano, Behar Gançi, Oltjon Agolli dhe Pllumb Kovaçica.
Në ditët në vijim pritet që drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda të bëjë emërimet në këto 5 komisariate.
Ndërkohë ende nuk është hapur gara për komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës, ku vijon të jetë i komanduar Lorenc Shehu, pas arrestimit të Roven Zekës nga SPAK.
Po ashtu vijon të mbetet ende pezull gara për drejtorët e departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku sipas ligjit të ri për Policinë e Shtetit duhet të zhvillohet garë.