TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çungur të Pejës në Kosovë, ku për pasojë ka mbetur një person i vdekur dhe një tjetër i lënduar.
Burime për mediat e Kosovës bëjnë me dije se viktima e aksidentit është vëllai i reperit nga Kosova të njohur si Gjesti.
Po ashtu, Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përplasjeje ndërmjet një veture dhe një motori.
“Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.