AKTUALITET, 27 Qershor 2025, 16:53

Aksident në Vaun e Dejës/ Makina përplas motorin, plagoset 16-vjeçari

Aksident në Vaun e Dejës/ Makina përplas motorin, plagoset

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Bushat të Vaut të Dejës, ku një automjet ka përplasur një motomjet të drejtuar nga një adoleshent.

Si pasojë e përplasjes, një 16-vjeçar, pasagjer në motor, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në Bushat, Vau i Dejës, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 16-vjeçar.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.