TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pushues italian ka ndërruar jetë të premten në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.
I moshuari u nxor nga uji nga qytetarët që ndodheshin aty pranë, por për fat të keq ai ishte pa shenja jete. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e urgjencës dhe policia, të cilët kryen procedurat e nevojshme.
Autoritetet kanë njoftuar se do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
"Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç. Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi policia.