AKTUALITET, 27 Qershor 2025, 15:00

Arrestohen dy persona në Tiranë, dyshohet se abuzuan me një 38-vjeçare me prapambetje mendore dhe e shfrytëzuan për prostitucion

Arrestohen dy persona në Tiranë, dyshohet se abuzuan me një

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, A.B, 61 vjeç, dhe V.T, 66 vjeç, të dyshuar për abuzim seksual ndaj një gruaje 38-vjeçare me prapambetje mendore.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, arrestimet janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1, pas kallëzimit të vëllait të viktimës. Ai ka denoncuar se të dy të moshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij, e cila është në pamundësi për t’u mbrojtur, si dhe ka ngritur dyshime se Ardian Biraçi e ka shfrytëzuar atë për qëllime prostitucioni.

Hetimet janë në vijim për të verifikuar kallëzimet dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale të personave të përfshirë në këtë rast të rëndë.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.