AKTUALITET, 27 Qershor 2025, 14:29

Gjendet i vdekur 33-vjeçari në Elbasan, policia jep detaje, shkak dyshohet...

Gjendet i vdekur 33-vjeçari në Elbasan, policia jep detaje, shkak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit, është gjetur pa shenja jete një 33-vjeçar.

Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të jetë mbidoza, pasi viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike, konkretisht heroinës.

"Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. Z., 33 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të mbidozës, pasi ishte përdorues i heroinës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.