TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit.
Shtetasi me iniciale G.L. 29 vjeç, ka përplasur me makinën e tij tip “Benz”, shtetasin K.Y. 50 vjeç.
Shtetasi K.Y. u dërgua në spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.