AKTUALITET, 12 Korrik 2025, 16:27

Aksident në Bulqizë/ Përplasen dy automjete, plagosen shoferët

Aksident në Bulqizë/ Përplasen dy automjete, plagosen

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me lagjen e Re ku dy makina tip ‘Mercedes Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë janë lënduar dy drejtuesit e dy mjeteve, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha tek të dyja makinat. Siç shihet edhe nga pamjet aksidenti ka qenë shumë i frikshëm duke rrezikuar jetën e kalimtarëve që lëvizin në trotuar si dhe jetën e shitësit të biznesit. Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth këtij aksidenti.

Aktualisht në këtë kryqëzim mungon edhe sinjalistika edhe pse në këtë kryqëzim ka lëvizje të kalimtarëve.