TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhuna në familje vijon të mbetet një plagët e shoqërisë shqiptare. Tashmë nuk kemi vetëm raste të ushtrimit të dhunës nga bashkëshorti ndaj gruas së vet, por edhe persona që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve.
I tillë është edhe rasti i fundit në Korçë, kur një 30-vjeçare ka goditur nënën e saj. Vajza tashmë është në pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasen E. S., 30 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.