TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shtetas shqiptar 31-vjeç është vënë në pranga nga autoritetet greke në pikën kufitare të Krystalopigi (Kapshticë), pasi rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge.
Arrestimi u krye nga oficerët e Departamentit të Hetimit të Krimeve të Follorinës, në bashkëpunim me shërbimet e kontrollit të pasaportave në Krystalopigi. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj shtetasit shqiptar ishte lëshuar një Urdhër Arresti Europian nga Belgjika, për shkelje të ligjeve në fushën e narkotikëve.
Pas ndalimit, 31-vjeçari u shoqërua dhe do të dalë përpara Prokurorit të Apelit të Maqedonisë Perëndimore, për procedurat e mëtejshme të ekstradimit.