TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 55-vjeçar, i cili theu masën e arrestit shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjën 25-vjeçare, është arrestuar nga policia .
I shpallur në kërkim, 55-vjeçari me iniciale I. F., u kap në fshatin Urakë dhe akuzohet për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, si edhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Ai u shpall në kërkim më datë 08 Gusht 2025, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare, fqinje e tij.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij).", sqaron policia.