AKTUALITET, 28 Janar 2026, 16:26

Aksident në aksin Shkodër-Vau i Dejës, automjeti bie në ujë nga ura e Shpatharit

Aksident në aksin Shkodër-Vau i Dejës, automjeti bie në

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e Shpatharit në ujë.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka shkatërruar barrierat anësorë të urës dhe ka rënë në ujë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që në vendngjarja kanë mbërritur forcat policore dhe ato zjarrfikëse.