TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E ndërsa në shumicën e qyteteve të vendit temperaturat janë të larta, në Elbasan një stuhi me shi dhe erëra të forta përfshiu qytetin mesditën e së premtes duke shkaktuar problematika në disa zona.
Dy pemë janë rrëzuar dhe disa degë, ndërkohë që edhe një shtyllë tensioni të mesëm pësoi dëmtim. Ekipet e ASHP ndërhynë për marrjen e masave, largimin e pemëve të rrëzuara.
Po ashtu ekipet e OSHEE morën masa për shtyllën e dëmtuar. Stuhia zgjati vetëm pak minuta. Nuk dihet ende nëse stuhia ka përfshirë edhe zonat bujqësore.