TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrëmja e kësaj të diele është shoqëruar me një fluks të madh automjetesh në dalje të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar trafik të rënduar në bypass e qytetit.
Qindra automjete, me pushues vendas dhe të huaj që kishin zgjedhur Vlorën dhe bregdetin e jugut për të kaluar fundjavën, po largohen duke krijuar radhë të gjata automjetesh. Sipas pamjeve nga zona, kolona e mjeteve shtrihet për disa kilometra, nga Pusi i Mezinit deri në rrethrrotullimin e daljes drejt autostradës.
Temperaturat e larta dhe fundjava e ngarkuar turistike kanë sjellë një numër të konsiderueshëm vizitorësh në jug të vendit, ndërsa kthimi masiv i tyre gjatë orëve të mbrëmjes ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në një prej akseve kryesore hyrëse dhe dalëse të Vlorës.