AKTUALITET, 25 Korrik 2023, 22:53

Aksident i rëndë/ Një person humb jetën, një tjetër mbetet i plagosur. Si ka ndodhur ngjarja

Aksident i rëndë/ Një person humb jetën, një

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fier – Patos, ku një 43 vjecar duke drejtuar motojetin ka dalë nga rruga. Për pasojë ka vdekur pasagjeri, një 40 vjecar dhe ka mbetur i plagosur shoferi.

“Rreth orës 21:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasi B. B., 43 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, shtetasi E. B., 40 vjeç, banues në Fier, si edhe është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i motomjetit”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.