AKTUALITET, 25 Korrik 2023, 20:09

Ishte duke punuar në shtëpi, shqiptari bie nga shkallët, humb jetën pas plagëve të marra

Ishte duke punuar në shtëpi, shqiptari bie nga shkallët, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku viktimë ka mbetur një 52-vjeçar shqiptar. Sipas mediave greke ai humbi jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash nga një shkallë e palosshme në Aleksandri të Greqisë, ku ishte duke kryer punime në shtëpi.

Sipas Pena Press ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por askush nuk e kishte vënë re dhe trupi i viktimës u gjet sot si pasojë e erës së rëndë nga dekompozimi i trupit për shkak të temperaturave të larta.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në trup.