TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Divjakë, në aksin rrugor Gradishtë-Spolat, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person dhe janë plagosur katër të tjerë.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se të plagosurit janë të rinj të moshave nga 18 deri në 24-vjeç.
Ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i mjetit me inicialet L.D., i cili edhe ka ndërruar jetë, ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.