AKTUALITET, 19 Mars 2024, 20:18

Aksident i frikshëm në Durrës, makina përplas efektivin e policisë

Aksident i frikshëm në Durrës, makina përplas efektivin e

Një punonjës policie ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pranë muzeut të dëshmorëve.

Raporton se efektivi i policisë ka qenë në këmbë kur u përplas nga një automjet, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.