TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Mersin Mlloja nga Kosmaçi i bashkisë Vau Dejës.
Gazetari Senaq Nikshiqi raporton për Balkanweb se 38-vjeçari sipas policisë vendore të Shkodrës tentoi të vriste dy shtetas, nënë e bir për motive të dobëta duke i përplasur me automjet në korsinë e dedikuar për këmbësorë.
Kjo është edhe video në momentin e ngjarjes më 15 mars rreth orës 13:40 minuta. Mersin Mlloja punonte si infermier, ndërsa po ashtu edhe shtetasja Dave Ndoja 60 vjeçe, me të cilën ka patur konfliktin, po ashtu është infermiere në një tjetër qendër shëndetësore në Vau Dejës.
Avokati mbrojtës i 38-vjeçarit Besmir Kolçe kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shkak se siç shihet edhe në video në momentin kur shtetasi Mersin Mlloja afrohet tek shtetasja Dave Ndoja dhe djali i saj Kristjan Ndoja ka frenuar duke ulur pothuajse plotësisht shpejtësinë.
Po ashtu nënë e bir kanë marrë dëmtime të lehta dhe që në momentin e parë kanë qenë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu pala mbrojtëse deklaroi se ky veprim ka ardhur në kushte psikologjike të ngarkuara për shkak të bullizimit që 60-vjeçarja i ka bërë kolegut të saj gjatë një trajnimi për infermierët në Bushat të Vau Dejësit.
Sipas avokatit por edhe nga deklarimet e vetë 38-vjeçarit, shtetasja Dave Ndoja i është drejtuar kolegut të saj duke i thënë se “ti je për në kosh të mbeturinave. Ku di gjë ti, je sakat”.