AKTUALITET, 19 Mars 2024, 18:37

Nëna lindi foshnjën dhe e hodhi në lumë, psikiatri: Shkak depresioni dhe ekonomia

Nëna lindi foshnjën dhe e hodhi në lumë, psikiatri: Shkak

Një grua në Krujë foshnjën e porsalindur vendosi ta mbështjellë me një qese mbeturinash dhe ta hedhë në lum. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fshatin Tapizë të Krujës dhe policia ka arrestuar 42-vjeçaren nënë e 5 fëmijëve.

Ndërsa hetimet nuk kanë dhënë versionin zyrtar të shkaqeve të krimit të rëndë, ekspertët e shëndetit mendor listojnë një sërë faktorësh që e ojnë një nënë të ndërmarrë një akt të tillë ekstrem. Një tjetër faktor që mund të detyrojë një nënë të vrasë fëmijën e saj është dhe ai socio-ekonomik.

Ende është tabu të kërkohet ndihma te mjeku psikiatër gjatë periudhës së lehonisë. Rasti i ndodhur në Krujë dhe që ka tronditur opinionin publik, nuk është rast i izoluar. Edhe në vitin që lamë pas në Shkodër nëna hodhi në lumin Kir foshnjën 1 javëshe, ndërsa në nëntor një nënë e lindi fëmijën në bodrumin e një pallati në Yzberisht dhe më pas e braktisi.