TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, denoncoi sot një vendim të qeverisë, përmes të cilit, sipas tij, Edi Rama ka shpallur investitor strategjik kompaninë RAMS Albania, duke i dhënë rreth 88.8 hektarë (gati 1 milion m²) tokë në Vlorë.

Gjatë deklaratës së tij, Shehaj publikoi dokumentin e vendimit të qeverisë dhe tha se kompania ka si përfaqësues publik aktorin turk të njohur si “Osmani”, duke e cilësuar këtë si një tjetër rast të dhënies së pronës publike për interesa të tijat (video poshtë).
“Tani, është e qartë që Edi Ramës i ka ardhur fundi dhe po kërkon në çdo mënyrë të shpëtojë, t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mbajë pushtetin.” - thekson Shehaj.