TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ilir Demalia është dhunuar ditën e sotme në Tiranë.
Nga pamjet e publikuara, Demalia shfaqet me dëmtime në zonën e fytyrës dhe plagë pranë syrit, ndërsa më pas është marrë ndihmë mjekësore.
Mësohet se ai ka pësuar një sulm fizik sapo ka dalë nga shtëpia e tij nga dy persona të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.
Ngjarja është bërë e ditur gjatë ditës së sotme, ndërsa deri tani nuk ka informacione të plota mbi rrethanat apo arsyet e dhunës ndaj tij.
Autoritetet pritet të sqarojnë në vijim detaje mbi ngjarjen, si dhe nëse ka persona të shoqëruar apo të dyshuar për sulmin, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.
