TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përmbylljes së misionit fakt-mbledhës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, eurodeputetja Tineke Strik, negociatore e Grupit të Gjelbërve për raportin e Parlamentit Evropian mbi Shqipërinë, doli në një konferencë për mediat nga ku kërkoi zbatimin e standardeve të BE-s, kur vjen puna tek ndërtimet në zonat e mbrojtura.
“Edhe toka private duhet t’i nënshtrohet standarde europiane”, theksoi ajo. Po ashtu eurodeputetja e vuri theksin në nevojën e intensifikimin të luftës me korrupsionin.
“Jemi të kënaqur me SPAK që është në gjendje të bëjë detyrën dhe gjithkush duhet të bashkëpunojë me ata. Politikanët nuk duhet të mbështeten apo mbrohen përballë çdo hetimi, pasi drejtësia duhet realizuar për të pastruar shtëpinë tuaj”, u shpreh eurodeputetja Tineke Strik.
Eurodeputja Tineke Strik tha se ajo do ta mbështesë rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe nuk do që të kthehet në bllokuese.