TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi qytetarë dhe aktivistë dorëzuan sot në Prokurorinë e Posaçme librin “The Albanian Files”, duke e cilësuar atë si “armën e krimit” të kreut të qeverisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi veprimin e protestuesve, duke e quajtur "Albanian Files" si “Libri i Mallkuar” që hyri sot në histori.
"LIBRI I MALLKUAR së shpejti në 'Adrion', pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit", shkroi Rama.
Më herët gjatë ditës, protestuesit dorëzuan në SPAK librin “The Albanian Files”, duke pretenduar se ai përmbledh prova mbi atë që ata e konsiderojnë si afera korruptive të qeverisë. Libri, i firmosur edhe nga protestuesit, përmban 523 projekte, të cilat, sipas tyre, janë të ndërtuara, në proces ndërtimi ose të planifikuara për t’u realizuar. Aktivistët i kërkuan SPAK-ut të hetojë përmbajtjen e tij dhe përgjegjësit e mundshëm për këto projekte.