TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ceremonia e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë edhe në Berat.
Banorët u mbledhën brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales së “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Johan Qako dhe At Petraq Simsia, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.
Fillimisht besimtarët ortodoksë morën pjesë në meshën për ringjalljen e Krishtit, që u drejtua nga At Johan Qako, i cili kryesoi edhe lutjen e traditës sipas liturgjisë, me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Më pas, besimtarët morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj, dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij, si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.
I pranishëm në ceremoninë e Pashkës ishte edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili ka përcjellë nga sheshi përpara Katedrales së “Shën Dhimitrit” urimet për besimtarët ortodoks.
Në festimet e Pashkëve kanë qenë të pranishëm edhe dy kandidatët për bashkinë Berat, Ervin Demo dhe Zija Ismaili, të cilët kanë uruar sa me shumë paqe e begati në çdo familje.