AKTUALITET, 8 Korrik 2025, 10:16

"Partizani"/ GJKKO vendosi lirimin nga arresti shtëpiak, avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon në SPAK vertetimin për garancinë pasurore 3 mln lekë

"Partizani"/ GJKKO vendosi lirimin nga arresti shtëpiak, avokati

Avokati i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka dorëzuar këtë të martë në SPAK vërtetimin e depozitimit për llogari të Gjykatës së Posaçme shumën e garancisë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Tashmë pritet që prokurorët e çështjes të bëjnë urdhrin e ekzekutimit për ta zbatuar.

Një ditë më parë, GJKKO vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të dhëndrit të Sali Berishës kundrejt garancisë prej 3 milionë lekësh. Lirimi i tij vjen 20 muaj qëndrimi në arrest shtëpiak.

Ai u arrestua në 21 tetor të vitit 2023 në Aeroportin Nënë Tereza, në kuadër të hetimeve për aferën Partizani. Një muaj më pas, gjyqtarja e Apelit të GJKKO Ilirjana Olldashi e la Malltezin në arrest shtëpie.

Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.