AKTUALITET, 8 Korrik 2025, 09:03

Salianji kërkon lirim me kusht, zhvillohet sot seanca për ish-deputetin e PD-së! Shërbimi i provës do të paraqesë raportin

Salianji kërkon lirim me kusht, zhvillohet sot seanca për

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhës për lirimin me kusht për ish- deputetin demokrat Ervin Salianji.

Në seancën e datës 23 Qershor, përfaqësuesi i tij ligjor Ledio Braho deklaroi se raporti i vlerësimit nga IEVP Fier kishte ardhur pozitiv.

Sipas procedurës u njoftua shërbimi i provës që të paraqesë raportin e saj, duke i dhënë afat deri ditën e sotme, data 8 korrik.

Sipas këtij raporti do të vendoset mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish-deputeti Ervin Salianji.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej tetorit 2023, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Ai ka deklaruar se është viktimë e një procesi të montuar politik dhe se është dënuar padrejtësisht.