TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës cakton masën e arrestit me burg për izraelitin Refael Genish dhe ekspertin e IT, Eljon Firani, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik me call center.
Për 33 punonjësit e Call Centre u dhanë masa sigurie ‘arrest në shtëpi’ dhe ‘detyrim paraqitje’.
Nga operacioni janë arrestuar edhe 34 persona, ndërsa 20 u vunë nën hetim në gjendje të lirë. Gjithashtu janë sekuestruar 123 kompjutera dhe pajisje të tjera të telefonisë dhe laptopë në funksion të call center.
Nga kjo pikë e call center në Shqipëri janë kontaktuar mbi dy milionë persona, të cilët janë mashtruar sipas skemës së “trurit” izraelit të kompanisë që vepronte në Tiranë duke u zhvatur qindra mijëra euro.
Pas denoncimit nga qytetarët e vendeve të tjera që kanë rënë pre e mashtrimit, autoritetet kanë vepruar duke zbuluar dhe goditur bazën.