TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur në zonën industriale në qytetin e Pogradecit.
Një mjet ka përplasur një 30-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
"Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.