TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Elvi Fundo tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se në krye të institucioneve të drejtësisë së re janë zgjedhur ata njerëz që e hartuan reformën në drejtësi. Ai e ilustroi këtë me rastin e Gent Ibrahimit që ishte kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e më pas u zgjodh si anëtar i Gjykatës Kushtetuese si dhe me rastin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
“Herën e kaluar kur është bërë votimi mes z. Dumani dhe kreut aktual të SPAK-ut, është ndarë me një votë dhe kryetar në atë kohë ka qenë Gent Ibrahimi, një nga njerëzit e reformës në drejtësi. Çështja është që një njeri i reformës në drejtësi nuk duhet të kishte marrë pushtet, pasi ishte krijuesi i këtyre institucioneve, u bë kryetar i KLP-së dhe sot ka shkuar anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Nga ana tjetër kemi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, që nuk ka bërë fare vetting. Këta ishin pjesë e sistemit të drejtësisë, dolën dhe hynë pa vetting”.