AKTUALITET, 17 Janar 2024, 11:52

Açka flet pas përplasjeve të ashpra me Bardhin dhe Nokën: Sjellje e pahijshme, unë kam qenë e qartë në mbështetje të komisioneve

Açka flet pas përplasjeve të ashpra me Bardhin dhe Nokën:

Kryetarja e Komisionit të Medias dhe njëkohësisht deputetja demokrate, Flutura Açka ka folur për mediat pas tensioneve dhe debateve të zhvilluara në mbledhje.

Ajo tha se ishte në mbështetje të komisioneve hetimore dhe se përplasja me kolegët ishte një shfaqje jo e hijshme. 

"Një shfaqje jo e hijshme. Unë kam qenë e qartë në mbështetje të komisioneve hetimore. Duke qenë se parlamenti është jofunksional, mendova ta nis vitin mbarë e të themi fjalën tonë si opozitë. E shoh jashtë detyrës sime si deputete të bërtas nëpër korridore", tha Açka.