AKTUALITET, 16 Janar 2024, 23:04

Klinika pa liçencë, reagon Ina Xhaxho: Mos mallkoni pa ditur të vërtetën

Klinika pa liçencë, reagon Ina Xhaxho: Mos mallkoni pa ditur të

Vajza e mjekut Roland Xhaxho, ku vogëlushi Brian Spahiu humbi jetën pas ndërhyrjes që kreu aty, ka reaguar lidhur me një lajm që qarkulloi në lidhje me licencën e saj. 

Me anë të një postimi në Instagram, Ina Xhaxho e ka hedhur poshtë këtë lajm duke thënë se është e pamundur të funksionosh si spital për 12 vite pa pasur licensë. Po ashtu Ina Xhaxho nuk i ka kursyer ofendimet ndaj gazetarëve dhe mediave që publkuan dhe nxorrën dokumentet se kjo klinike ishte pa licensë.

“Në fillim babain ma bën dentist, pastaj kirurg, derisa mësuan termin kardioanestezist. Pastaj klinikë kërpudhash, derisa mësuan se jemi spital. Pasi Inën e bëtë kriminele, doli që Ina nuk ka qenë fare prezente gjatë kohës së ndërhyrjes. E ndërsa tani, të gjithë gjobaxhinjtë, të cilët nuk morën asgjë nga ne, ngelën pa lajmë nxorrën një tjetër lajm. E në fakt a të lejojnë 12 vite të punosh në spital pa license? O ju gazetarë që keni diploma vazhdoni dhe bëni lajme. O popull i keqinformuar mediatikisht mos mallkoni kot pa ditur të vërtetën, se kriminel quhet dhe ai që mallkon”,shkruan Xhaxho.

Klinika pa liçencë, reagon Ina Xhaxho: Mos mallkoni pa ditur të

I mituri u dërgua nga familjarët në klinikën dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë.  Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për dy ditë dhe ka ndërruar jetë.