TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U shoqërua me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Medias, ku deputetë të opozitës bllokuan punimet. Ishin Gazment Bardhi dhe Flamur Noka që debatuan ashpër me përfaqësuesit e maxhorancës, por dhe me kryetaren e Komisionit, Flutura Açkën.
“Po i shërben Edi Ramës”-iu drejtuan ata duke i kujtuar se është aty me votat e demokratëve.
Deputetët e opozitës kanë tentuar të bllokojnë punën e komisionit, duke përdorur zhurmues, ndërkohë që Flamur Noka ka debatuar me drejtuesen e komisionit Flutura Açka duke i shkulur edhe mikrofonin.
Teksa kryetarja e komisionit, Açka iu kërkoi që të dilnin nga salla dhe të vijonin punimet, Bardhi i ka fikur mikrofonin dhe më pas dikush pas tyre i ka tërhequr atë duke e hedhur me forcë.
Pas këtij episodi, Açka njoftoi gazetarët teksa ishte live se do të mbante një konferencë urgjente për mediat.
“Jo me dorë, mos më prek” , dëgjohen të thonë deputetet demokrate, mes tyre edhe Merita Bakiu.
Debatet:
Bardhi: Nuk flet dot Flutura, ndërprite fjalën. Leri hartimet e Edi Ramës.
(Flamur Noka shkul mikrofonin)
Açka: O Flamur, unë nuk marr urdhra
Bardhi: Je me votën time aty Flutura. Fike mikrofonin.
Noka: Turp.
Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore.
Bardhi: Për cfarë i bën këto skena?
Acka: Ju lutem gazetarëve do mbaj konference.
Ndërkohë, gjatë debatit, Bardhi ka replikuar dhe me kolegen e tij demokrate, Merita Bakiun, ndërsa e ka akuzuar se i shkon nga pas Bashës, një person që ka shitur sipas tij interesat e demokratëve.
Bardhi: O Merita ka mundësi ti…
Bakiu: Nuk i shërbej Edi Ramës unë, turp t’ju vijë!
Bardhi: Ngri zërin për Komisionet Hetimore, boll. Pazaret i ka ndarë kush i ka ndarë. I ndan ai që i shkon ti prapa.
Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa
Noka: Jeni me Edi Ramën
Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju
Bardhi: Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita do pushosh tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa.
Bakiu: Unë jam me PD
Bardhi: Nuk kemi gjë me ty, je demokrate se je me PD. Ulu se nuk ka gjë njëri me ty.