AKTUALITET, 17 Janar 2024, 08:49

Ndodhet në arrest shtëpie, SPAK thërret sot Jamarbar Malltezin për ta marrë në pyetje

Ndodhet në arrest shtëpie, SPAK thërret sot Jamarbar Malltezin

SPAK ka njoftuar ishkryeministrin Sali Berisha për t’u marrë në pyetje ditën e enjte për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të caktohet një datë tjetër për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi kanë deklaruar se kanë impenjime të tjera në atë ditë.

Referuar të njëjtave burime, SPAK gjithashtu ka njoftuar dhëndrin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin për ta marrë në pyetje ditën e sotme në cilësinë e personit nën hetim.

Ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe po hetohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Sipas organit të akuzës, ishKryeministri Berisha ka konsumuar akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim. Vepër kjo e ngritur nga SPAK pas dyshimeve se Berisha kur mbante detyrën e kryeministrit ka kryer veprime duke miratuar ligje apo akte nënligjore me qëllim që në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, të paraqiteshin 5 familjet e njohura pronare, ku fitues ndër të tjerë ishte Jamarbër Malltezi.