TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ruben Saraiva, i cili dyshohet se vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, është dërguar për tu marrë në pyetje në Policinë e Lezhës.
Mësohet se Saravia po merret ne pyetje nga Krimet e Rënda.
Kujtojmë se Nikulaj u ekzekutua më 19 prill teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Portugezi ka qëndruar në paraburgim që prej momentit kur është ekstraduar në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit që lamë pas.
Nga pamjet filmike është vërtetuar se portugezi kishte rolin e ekzekutorit të biznesmenit, ndërsa dyshohet se është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë, të cilët u hoqën si turistë, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani.
Prokuroria si porositës të vrasjes akuzon Edmond Haxhinë, i cili është po ashtu është arrestuar në Britani.
Arrestimi i portugezit në Marok
I riu portugez u arrestua rreth 3 javë pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj, në Rabat të Marokut.
“Falë informacioneve të siguruara si rezultat i punës kërkimore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Marok, e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardian Nikulaj. Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez Ruben Saraiva, 28 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, tha Policia e Shtetit në atë periudhë.
Mesditën e 19 prillit, biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua me 7 plumba teksa ishte ulur në lokalin e tij, ndërsa ekzekutori u largua me motor.
Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmenit Nikulaj, për hakmarrje.
Katër personat që u kapën dhe u arrestuan në Britani, pasi u shpallën në kërkim në Shqipëri janë Steven Hunt, 49 vjeç, Thomas Mithan, 35 vjeç, të dy nga Bristol, Edmond Haxhia, 37 vjeç, nga Birmingham, si dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman nga Bristol.
Ata kishin mbërritur në Shqipëri si turistë por në fakt kanë bërë rolin e vëzhguesit të biznesmenit duke informuar autorin deri në goditjen finale. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, ku mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.