TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë në rrjetin social 'Facebook' momente nga takimi me të rinjtë.
Krahas pamjeve, Meta shkruan se të rinjtë do të jenë zërat e fuqishëm në Këshillat Bashkiakë për të drejtat, liritë dhe për të ardhmen e tyre.
Postimi i Metës:
Ne duam një Shqipëri që u përket të rinjve!
Ne nuk duam një Shqipëri që braktiset nga të rinjtë!
Prandaj kemi vendosur t’i mbështesim dhe t'u japim fuqinë që meritojnë.
Në Tiranë, në Fier, në Lushnje dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë do të jenë zërat e fuqishëm në Këshillat Bashkiakë për të drejtat, liritë dhe për të ardhmen e tyre.