AKTUALITET, 19 Maj 2022, 20:39

“Rinia po e shikon të ardhmen jashtë Shqipërisë”- Kryemadhi: Duhet të bëjmë çdo gjë për të sjellë një ndryshim cilësor

“Rinia po e shikon të ardhmen jashtë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me studentë të Fakultetit të Ekonomisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi ka renditur faktorët që po i cojnë të rinjtë shqiptarë të shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit.

“Mungesa e perspektivës së punësimit, shkalla e lartë e taksave, kostoja e lartë dhe e papërballueshme e jetesës, borxhi publik i fryrë prej koncesioneve dhe PPP klienteliste, janë disa prej faktorëve që e ka bërë rininë ta shohi të ardhmen jashtë Shqipërisë”, shkruan Kryemadhi.

Ajo thekson se duhet të bëhet çdo gjë për të sjellë një ndryshim cilësor, që potencialin e rinisë shqiptare ta mbajmë këtu, për të ndërtuar me vizionin e tyre Shqipërinë tonë europiane.

Postimi i plotë i Kryemadhit

Një pasdite e shkëlqyer me studentët e talentuar nga Fakulteti i Ekonomisë.

Frymëzuese idetë e tyre të qarta, se si përmes politikave të duhura, potenciali i ekonomisë së vendit mund të vendoset në shërbim të mirëqenies së çdo familje në vend. Kjo është ndjenja e përkujdesjes që i mungon qeverisjes aktuale.

Folëm edhe për mangësitë e sistemit tonë arsimor, i cili nuk u ofron trajnimet e nevojshme, që t’i aftësojnë për tregun e punës, apo për Kartën e Studentit, që si një premtim i pambajtur ka mbetur një politikë boshe, pa ofruar asnjë lehtësi financiare ndaj studentëve.

Mungesa e perspektivës së punësimit, shkalla e lartë e taksave, kostoja e lartë dhe e papërballueshme e jetesës, borxhi publik i fryrë prej koncesioneve dhe PPP klienteliste, janë disa prej faktorëve që e ka bërë rininë ta shohi të ardhmen jashtë Shqipërisë.

Duhet të bëjmë çdo gjë për të sjellë një ndryshim cilësor, që potencialin e rinisë shqiptare ta mbajmë këtu, për të ndërtuar me vizionin e tyre Shqipërinë tonë europiane.