AKTUALITET, 21 Qershor 2023, 10:45

A duhet Shqipëria të prishë marrëveshjen me MEK? Ja si përgjigjet ambasadorja Yuri Kim

A duhet Shqipëria të prishë marrëveshjen me MEK? Ja si

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë.

Ambasadorja amerikane tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo. 

"Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë, ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj.

Ka terma të caktuara që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen, duhet ti respektojmë ato", - tha Kim.