TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur sot nga gazetarët nëse do të shkojë në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, tha se nuk ka marrë ende fletëthirrje, por nëse do të marrë, do të shkojë.
Këtë kërkesë të SPAK ai e quan një përpjekje mjerane të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet.
“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje.
Ju do të jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do të shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha Berisha.