TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti për Bashkitë Shqiptare ka reaguar sot lidhur me propozimet e fundit të qeverisë për reformimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në vend, duke ngritur shqetësime serioze mbi rrezikun që paraqet centralizimi i këtij shërbimi.
Në një deklaratë publike, Instituti shpreh mbështetjen për përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e menaxhimit të mbetjeve, por njëkohësisht thekson se zgjidhja nuk qëndron në heqjen e kompetencave nga pushteti vendor.
“Propozimi për të kaluar menaxhimin e mbetjeve tek një operator kombëtar, duke e reduktuar rolin e bashkive në thjesht ‘klientë’, përbën një hap pas për procesin e decentralizimit dhe shkel parimin e subsidiaritetit,” thuhet në deklaratë.
Instituti thekson se menaxhimi i mbetjeve është një shërbim bazë, i lidhur drejtpërdrejt me jetën e përditshme të qytetarëve, dhe se nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia e pushtetit vendor.
Reagimi
Reagimi i Institutit për Bashkitë Shqiptare mbi reformën e menaxhimit të mbetjeve
Instituti për Bashkitë Shqiptare ndan shqetësimin për gjendjen e menaxhimit të mbetjeve dhe nevojën për përmbushjen e standardeve të BE-së në këtë fushë. Është e qartë se përmirësime rrënjësore duhen bërë, si në infrastrukturë, ashtu edhe në ndërgjegjësimin qytetar.
Megjithatë, propozimi për të kaluar menaxhimin e mbetjeve tek një operator kombëtar, duke reduktuar bashkitë në thjesht “klientë”, përbën një hap pas për decentralizimin dhe parimin e subsidiaritetit. Menaxhimi i mbetjeve është një shërbim bazik, i lidhur ngushtë me jetën e përditshme të qytetarëve, dhe nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia e qeverisjes vendore.
Instituti thekson se problemi nuk zgjidhet me centralizim, por me forcimin e kapaciteteve të bashkive, financimin e qëndrueshëm, partneritetet publike-private dhe bashkëpunimin ndër-bashkiak. Vetëm kështu mund të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm, ku qytetari ka zë dhe pushteti vendor mban përgjegjësi reale për shërbimet.
Në këtë kuadër, ne mbështesim reformën dhe përafrimin me standardet e BE-së, por kërkojmë që kjo të bëhet duke ruajtur dhe forcuar rolin e pushtetit vendor, e jo duke e zëvendësuar atë.
Instituti për Bashkitë Shqiptare mbështet reformat mjedisore dhe përafrimin me BE-në, por zhveshja e bashkive nga menaxhimi i mbetjeve është hap pas për decentralizimin. Zgjidhja nuk është centralizimi, por forcimi i kapaciteteve vendore dhe llogaridhënia afër qytetarit.