TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Sarandës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë një kontrolli në një market në qytetin bregdetar.
Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e informalitetit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e tjera të policisë, arrestoi në flagrancë administratoren e subjektit tregtar.
Në pranga ra S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila rezulton se kishte në subjektin e saj mallra kontrabandë dhe pa dokumentacion përkatës.
Gjatë kontrollit në ambientet e marketit, u sekuestruan:
• 402 copë produkte kozmetike
• 195 paketime kafe
• qindra artikuj të tjerë, të dyshuar si të kontrabanduara, pa fatura blerjeje
Njoftimi i policisë
Sarandë/Arrestohet administratorja e një marketi, për kontrabandë mallrash që paguhet akcizë dhe fshehje të ardhurash.
Sekuestrohen mbi 400 produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë pa fatura blerjeje.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë, gjatë një kontrolli në një subjekt tregtar të tipit market, në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë, në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor dhe, si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasja:
• S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në përfundim, u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.