TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Genc Gjokutaj dha komentet teksa pritet të nisë sërish jeta parlamentare me legjislaturën e re, dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Sipas Gjokutaj, këto zgjedhje u cenuan dhe nuk mund të quhen të lira.
Vetë mazhoranca sipas tij ka gjysmën e partisë në burg për korrupsion, në një kohë kur zgjedhjet e deformuara u certifikuan.
Opozita për Gjokutajn nuk duhet të njohë rezultatin e zgjedhjeve, por duhet të bëjë një betejë institucionale.
"Shkeljet ishin skandaloze dhe sërish Komisioni Rregullator e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. U cënua liria e zgjedhjes së individit. Janë vrarë zgjedhjet e lira. Thellësia e rezultatit ka brenda manipulimin, është votuar për certifikimin e “11 majit”, 3:2 sepse nuk mund të certifikohen zgjedhje të tilla. Zgjedhjet nuk u festuan, sepse sa duket ka socialistë që iu vjen turp për atë që ka ndodhur. Ju e dini se Celibashi është eksponent pranë Partisë Socialiste dhe u certifikuan zgjedhjet e deformuara.
PS ka gjysmën e partisë në burg për korrupsion, kemi korrupsion galopant, që përditë kërcet. Këta e thanë saktë rezultatin zgjedhor, si ka mundësi nga e dinin? Opozita s’duhet t’i njohë zgjedhjet. Shkuarja në parlament nuk do të thotë se opozita njeh zgjedhjet, por thjesht ti po lufton edhe jashtë parlamentit, edhe brenda Kuvendit. Djegia e mandateve i krijoi dëm opozitës. Beteja duhet bërë edhe në mënyrë institucionale, sepse kështu merr edhe vëmendje nga ndërkombëtarët dhe i jep puls jetës opozitare e parlamentare.", tha ai.