TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të enjte, tha se referendumin “do ta bëjë populli shqiptar, me hir dhe me pahir”.
Nder te tjera Meta paralajmeroi se “Produktet e Këshillimit Kombëtar do shkojnë tek djegësat”.
Ato produktet e Këshillimit Kombëtar do të shkojnë tek djegësat, se ato nuk ekzistojnë. Së dyti do të bëhet çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm e të kemi ligj që zbaton këtë të drejtë kushtetuese se gjithcka deri tani ka qenë që të jetë i pazbatueshëm.
Nëse kjo gjë zgjidhet që në shtator, gjë e mrekullueshme. Por në çdo rast kjo është një imperativ e kohës madje jemi shumë të vonuar që ti mbajmë shqiptarët këtu e ti rikthejmë ata që kanë humbur besimin tek funksionimi i shtetit të së drejtës, respektimi kushtetues dhe ligjshmërisë.
Edhe nëse ata nuk reflektojnë se dihet që kanë tmerre nga zgjedhjet, nga referendumi e nga vetë sovrani, kjo gjë vetëm se do përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme dhe bashkë me to do të sjellë një shumicë shumë të fortë me një vullnet të hekurt politik për të nisur menjëherë me garantimin e referendumit dhe referendumeve. Me këtë çështje do merremi në mënyrë të vazhdueshme.
Kjo do bëhet e do bëhet shumë shpejt, e do bashkëpunojmë me të gjithë.
Do ta bëjë populli shqiptar, me hir dhe me pahir, se e ka vendosur vetë dhe nuk ia mohon dot njeri, aq më keq për këdo që bëhet pengesë apo po sillet në mënyrë të pandershme me këtë cështje, referendumi do jetë shpata e Demokleut jo vetëm ndaj kësaj qeverie që kjo është e ikur, të jeni të sigurtë për këtë gjë, por ndaj çdo qeverie në të ardhmen që do të guxojë të sillet sa një e mijta si kjo."