TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të qëndrojë mbi palët. Në një prononcim për mediat nga jashtë Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet padia për taksimin e profesioneve të lira, Tabaku tha se ligji krijon trajtim preferencial, duke mbrojtur një pakicë dhe duke tatuar shumicën.
Tabaku theksoi se para Gjykatës Kushtetuese argumentuan se ligji është antikushtetues, cenon sigurinë juridikë, ka një trajtim preferencial dhe tregon që efektet mbi bizneset janë shkatërruese duke cuar në 11 mijë biznese,
“Sot ligji i tatimeve është ndryshuar 23 herë. Kjo krijon pasiguri juridike dhe trajtim preferencial për një grup pakice. Favore fiskale që po jepen që nuk përbëjnë shumicën, ndërkohë që 30 mijë profesionistë po paguajnë një tatim të padrejtë.
Ne sot provuam që ky ligj është antikushtetues, cenon sigurinë juridikë, ka një trajtim preferencial dhe tregon që efektet mbi bizneset janë shkatërruese duke cuar në 11 mijë biznese që janë shkatërruar dhe rritje të çmimeve.
Ky ligj është fytyra dhe pamje e asaj që qeveria ka treguar në këto vite, favorizimi i pakicës dhe taksimi i shumicës. Grupi Parlamentar i PD do ta mbrojmë këtë shkresë që është e diskriminuar.
Argumenti i qeverisë janë qesharake, se ka abuzim me taksat, duhet të rrisim taksat, se ka paaftësi të drejtorisë së tatimeve duhet të rrisim taksat, se nuk e zbatojnë dot ligjin që kanë ngritur vetë duhet të rrisin taksat”, tha ndër të tjera Tabaku, e cila theksoi se “është përgjegjësi e Gjykatës Kushtetuese që të qëndrojë mbi palët”.