TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

28-29 nëntori megjithëse janë ditë feste për shqiptarët, këta të fundit zgjedhin që t’i festojnë jashtë vendit. Operatorja turistike Fjorida Zani është shprehur se shqiptarët e festojnë këtë ditë kryesisht në vendet e rajonit, por sipas saj, edhe shtetet europiane nuk mbeten pas.
“Tradicionalisht i festojnë jashtë festat e nëntorit. Jashtë Shqipërisë, në rajon, por edhe Europa nuk mbetet pas. Kryesisht Roma, Firence, Budapest, Amsterdam. Dhe kërkesat për rajonin nuk ngelen pas, pasi janë më të aksesueshme dhe kohëzgjatja e udhëtimit është më e afërt, mund të ikin me makinat e tyre ose turet e organizuara”, është shprehur Zani.
Pran ndonëse janë festa kombëtare, qytetarët shqiptarë, nuk kursehen për të vizituar vendet e tyre të preferuara, jashtë Shqipërisë. Paketat që ofrojnë operatorët turistikë variojnë në ofertë, duke nisur nga lloji i transportit, ditët e qëndrimit dhe lehtësitë e përfshira në paketë, që kryesisht konsistojnë në dhomën e hotelit dhe mëngjeset.
“Fillojnë nga 300 deri në 500-600 euro, varet nga shërbimet që ofrojnë dhe sa yje janë. Duke qenë se kanë disa ditë pushim, duan t’i shfrytëzojnë jashtë Shqipërisë dhe nuk festojnë për atdhetarizëm.”, tha ajo. Sa i takon rezervimeve për qytetet në Shqipëri, operatorët turistikë thonë se janë në minimalen e tyre.