TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Diskutimi nen për nen i paketës fiskale është rikthyer në komisione ku ka vijuar të mbahet online. Deputetët e mazhorancës propozuar shtyrjen në kohë të miratimit të rritjes së taksës për qymyrin. Kreu i komisionit të ekonomisë tha se duhet lënë kohë bizneseve që përdorin qymyrin në disa industri të përgatiten për këtë ndryshim
Një tjetër propozim në komision ishte dhe mundësia për një rishikim të skemës së naftës për fermerët por pa detaje konkrete.
Komisioni i ekonomisë do të presë raportet edhe nga komisionet e linjës për të vendosur përfundimisht për ndryshimet e taksave për vitin e ardhshëm.