TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e radhës e Partisë Socialiste pas asaj që zhvilluan javën e kaluar me prezencë të kryeministrit Edi Rama.
Duket që ka një angazhim të të gjithë grupit parlamentar të PS-së sa i përket fushatës duke marrë në konsideratë dhe thirrjet që janë bërë qoftë nga kryesocialisti Rama ashtu dhe nga kreu i grupit, Taulant Balla ndaj të gjithë deputetëve për të qenë më shumë të pranishëm në zonat zgjedhore dhe për të nisur angazhimi për zgjedhjet vendore.
Kjo mbledhje vjen një ditë pasi kreu i grupit Balla paralajmëroi një padi për 21 Janarin, pasi zyrtarisht PS, përveç deklaratave publike kërkon që këtë çështje ta marrë në hetim SPAK.
Në fokus të kësaj mblidhje pritet të jenë edhe çështje që lidhen me aktivitetin parlamentar. Një ndër këto tema është diskutimi për ndryshimet ligjore të propozuara sa i përket largimit nga politika të të gjithë atyre që vërtetohen që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Një çështje tjetër që ka mbetur pezull është zgjedhja e një Avokati të ri të Popullit. Ende nuk ka propozime sa i përket kësaj çështje. Gjithashtu me prioritet për PS-në është edhe amnistia fiskale, e paralajmëruar nga qeveria shqiptare.